Ecim me punimet për ndërtimin e kompleksit të ri të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Mat!

You are here

Ecim me punimet për ndërtimin e kompleksit të ri të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Mat, për t'i ardhur në shërbim sa më parë qytetarëve të Bashkive Burrel dhe Klos!

Drejtoria më e re Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor, si çdo Drejtori tjetër Rajonale në Shqipëri, do të ushtrojë rolin e saj në monitorimin e kualifikimeve të drejtuesve të mjeteve, gjithë procedurave lidhur me mjetin dhe të çdo veprimtarie tjetër të lejuar nga ligji dhe aktet ligjore në fuqi, me të gjitha kushtet e punës dhe sigurisë për punonjësit, infrastukturë tërësisht të re, në standarde, për arkivat, monitorimin dhe të gjithë proceset, duke ofruar një shërbim dinjitoz.

I vijmë në ndihmë komunitetit duke shkurtuar distancat, ulim kostot për sektorin dhe u kursejmë kohë qytetarëve e subjekteve që për kryerjen e shërbimeve me mjetin, për testime, certifikime e praktika të shumta duhet të udhëtonin drejt Peshkopisë, me një distancë rreth 162 km (3 orë e 20 minuta mesatarisht vajtje - ardhje)!

Investimi 100% nga fondet e vetëfinancimit si DPSHTRR!

Shërbime publike që përmirësojnë jetën e qytetarëve!

Video: 

Vijojnë punimet në DRSHTRR Mat!


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”