Edicioni i dytë i Climathon Tirana 2023 vjen në panairin e Automotive Fair Albania

Data e lajmit: 26 Jul 2023

A jeni gati për edicionin e dytë Climathon Tirana 2023 e cila do zhvillohet përgjatë panairit të Automotive Fair Albania?

Ky event global synon të integrojë Tiranën dhe qytetarët e saj drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme duke rritur efikasitetin funksional të qytetit, duke frymëzuar të rinjtë përballë sfidave klimatike dhe duke ofruar zgjidhje novatore për një të ardhme të qëndrueshme.

Nëse dëshironi të jeni të parët për t’u njoftuar rreth sfidave, çmimeve dhe informacioneve të detajuara nga Climathon, klikoni në këtë link dhe regjistrohuni paraprakisht: https://albict.org/climathon-tirana/