Ekipi i Sigurisë Rrugore ditën e dielë ishte pjesë e aktivitetit "Family Day", të organizuar nga ALUMIL pranë ambienteve të tyre! 

You are here

 Ekipi i Sigurisë Rrugore ditën e dielë ishte pjesë e aktivitetit "Family Day", të organizuar nga ALUMIL pranë ambienteve të tyre! 

 Kënaqësi të ishim pjesë e një organizimi të tillë, i cili bëri bashkë të gjithë punonjësit me familjet e tyre, një takim që nxjerr në pah vlerat njerëzore, nxit frymën e bashkëpunimit në kolektivin e punës dhe ndihmon në krijimin e afërsisë së stafit me drejtimin e kompanisë.

 Ekipi ynë përmes programit të Sigurisë Rrugore bëri të mundur argëtimin e fëmijëve me lojëra edukative dhe argëtuese mbi rregullat e qarkullimit rrugor, normat e sjelljes së këmbësorit, pedaluesit dhe drejtuesit të mjetit.

 Mirëpresim çdo bashkëpunim të ngjashëm, për t'ju ofruar një eksperiencë ndryshe argëtimi për të vegjëlit tuaj, përmes ofrimit të dijeve për qytetarë model të së ardhmes!


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga