Ekuipazhi i Old Car Club – Bari (ASI) vizitojnë parkun kombëtar të Butrintit

You are here

Gati për kartolinat RETRO të kësaj vere?!

Saranda, qyteti i boungavilleve dhe i ujërave Blu Kristal mirëpret 35 ekuipazhet e Old Car Club – Bari (ASI), në edicionin e tyre të Mesdheut, që sëbashku e modeluam me ardhjen nga Durrësi e vijimin në Sarandë, Ksamil, Butrint e Syri i Kaltër.

Nisëm sot ditën në Butrint, ku koleksionistët italianë vizituan parkun kombëtar, të pasur me histori e objekte me rëndësi arkeologjike

Një atmosferë magjike, ku historia ndërthuret me klasiken.

Turi do të vijojë sot drejt Ksamilit e Syrit të Kaltër e nesër makinat historike do të ekspozohen për publikun në shëtitoren e Sarandës, ku në praninë e Punishtes së Targave Vintage do të festojmë në stil White Dress, Jazz & Swing.