Faleminderit Revistës Monitor!

You are here

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor e cilëson projektin e Auto Moto Park si një nga më ambiciozët në parashikimet e saj.

Në një informacion përmbledhës të vënë në dispozicion të “Monitor”, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor konfirmon se projekti synon krijimin e kompleksit të parë shumëfunksional për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të motorizimit, dhe jo vetëm.

“Një hapësirë që do të sjellë, për herë të parë, kulturën e motorsportit në kushte sigurie të plotë në Shqipëri, që do të mundësojë zhvillimin e garave kombëtare, rajonale e ndërkombëtare, në asfalt dhe jashtë tij, evidentimin dhe promovimin e talenteve të reja në motorsport, e gjitha sipas standardeve të përcaktuara nga FIA dhe FIM. Një park që do të promovojë rritjen e sigurisë rrugore, me metoda të provuara, me programe specifike për publikun e zakonshëm, për profesionistët e fushës së transportit dhe për drejtuesit e mjeteve të ndihmës së shpejtë. Këto hapësira do të mundësojnë lulëzimin e disiplinave të reja, si fluturimet sportive, çiklizmi i kronometruar në pistë dhe offroad, etj. Programe specifike që do të ndihmojnë në rritjen e komunitetit të mjeteve historike Retro, nëpërmjet gjetjes, ruajtjes dhe rindërtimit të mjeteve që paraqesin interes historik, e gjitha duke garantuar formimin dhe kualifikimin e profesionistëve të rinj të auto-mekanikës”,- nënvizon Drejtoria.

Falenderjomë revistën Monitor për hapësirën e kushtuar në botimin e saj të rradhës

Për informacion më të hollësishëm mbi shkrimin e kushtuar ndiqni link: 

https://www.dpshtrr.al/te-reja/botime/industria-motorsportit