Gazeta RETROSPEKTIVE, Nr #2, 22.12.2023, për lajmet dhe informacionet mbi Retro.al

You are here

Gazeta RETROSPEKTIVE, Nr #2, 22.12.2023, për lajmet dhe informacionet mbi Retro.al

Kjo gazetë e dashur, bardhë e zi por tërë shpirt, u realizua thjeshtësisht në shtypshkronjën e entit, kompozuar e faqosur nga DPSHTRR në nderim të Retro Albania dhe në respekt të Koleksionit Shqiptar RETRO, fryt i komunitetit të koleksionistëve dhe të apasionuarve për mjetet historike dhe artefaktet e automobilizmit shqiptar!

Në vijim gazeta do të publikohet edhe online në webin: www.retro.al, e shkarkueshme si dokument dhe për print apo postera. Ftojmë lexuesit kureshtar dhe retroistat që gjejnë veten në këtë numër, ta shijojnë e ta shpërndajnë, duke u ndjerë krenar për trashëgiminë tonë automotive, për projektin dhe ekipin e Retro Albania, si edhe për partneritetet që po jetëzohen.

Një rrugëtim i ri, 4 vite nga zyrtarizimi i Regjistrit Kombëtar të Retro Albania, mbi evokimin dhe promovimin e vlerave identitare e kulturore të mbi 1 shekulli automotorizim shqiptar dhe të koleksionit të mjeteve antike në vend, me status e targa Retro, për qarkullim dhe ekspozim brenda e jashtë vendit.


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”