Gjurmo Dokumente Online

You are here

E mbani mend kohën kur ju duhej të vinit në sportel, herë pas here, për të marrë informacion nëse dokumentet tuaja janë gati?

Këto janë ditë që i përkasin të kaluarës , pasi prej Shkurtit 2022 DPSHTRR është angazhuar për t’ju reduktuar vajte-ardhjet e padomosdoshme pranë sporteleve tona përmes platformës online në Web - Gjurmo Dokumentet: https://www.dpshtrr.al/sherbime-online/gjurmo-dokumente

Vetëm me një klik nga telefoni apo kompjuteri juaj, mund të informoheni nëse:

• Leja e Drejtimit;

• CAP;

• Dëshmi të ndryshme;

• Karta e Tahografit Digjital;

Kanë mbërritur pranë Drejtorisë Rajonale ku ju keni vendbanimin.

Shkurtojme kohë, shpenzime karburanti, rrisim efektivitetin e realizimit të shërbimeve.