Java Evropiane e Mobilitetit 2024

You are here

Java Europiane e Mobilitetit 2024

“Hapësira Publike të Përbashkëta” 

 Këmbësorë, pedalues, drejtues mjeti, motoçiklistë, përdorues të transportit publik si anëtarë të një komuniteti duhet që të gjithë ti shtrojnë vetes pyetjen: “Si mund të ndajmë dhe përdorim hapësirat publike në formë të tillë që të gjithë të mund të lëvizim në mënyrë të sigurt dhe të qetë?”

 Mbështetur në komunikimin e European Commission hapësirat e përbashkëta publike sjellin shumë përfitime për shoqërinë. Një vend ku njerëzit, mënyrat e transportit dhe aktivitetet kanë të gjithë hapësirën e tyre është një vend me më shumë barazi sociale, më shumë siguri rrugore, më pak ndotje akustike dhe ndotje të ajrit dhe një cilësi më të mirë jetese!

 Qëndroni të përditësuar përmes platformave tona online, mbi zgjidhjet inovative, mobilitetin aktiv, transportin publik dhe zgjidhjet e tjera të transportit!

siguriarrugore.dpshtrr.al


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”