Jehona e Retro Albania kalon kufinjtë tej Shqipërisë, Ballkanit, Europës e më gjerë!

Data e lajmit: 14 Jun 2023

“deRivaz & Ives”, revista prestigjoze e mjeteve historike në Indi, shkruan për magjinë e Retro N'Dibër.

"Passion In Peshkopi: The Tale Of A City That Fell In Love With Historic Vehicles", një artikull i cili përshkruan qytetin e Peshkopisë nën magjinë e mjeteve Retro, duke dhënë fakte mbi kulturën, traditat dhe historinë e këtij vendi!

Falenderojmë Zv. Presidentin e Komunikimit në FIVA, Z. Gautam Sen, i cili u impresionua gjatë vizitës së tij nga Retro N’Dibër, duke i kushtuar këtë artikull eventit!

Të lumtur dhe krenarë për bujën që eventet Retro kanë në rajon e më gjerë!

Në linkun në vijim do të gjeni artikullin mbi eventin e Retro N'Dibër :