Jeni gati të dini se cila është projekt-ideja më e veçantë e Konkursit “Transport, Inovacion, Siguri”, sepse ne me padurim po presim ta ndajmë me ju? 

Data e lajmit: 14 Nov 2024

Erdhi momenti....

Jeni gati të dini se cila është projekt-ideja më e veçantë e Konkursit “Transport, Inovacion, Siguri”, sepse ne me padurim po presim ta ndajmë me ju? 

 Pas “disa” orëve të mbushura me emocion, përballje, suspansë, nga 8 projektet e përzgjedhura në finale, juria e përfaqësuar nga DPSHTRR, MIE, AKPA dhe Partners Albania, vlerësoi si tre idetë më novatore në dobi të Transportit:

 Vendi i I, me projektin “e-Qarkullimi”, nga Shkolla Profesionale Teknike Elektrike “Gjergj Canco”;

 Vendi i II, me projektin “Parknexa”, nga Universiteti Politeknik i Tiranës;

 Vendi i III, me projektin “Traffic Flow Simulation”, nga Gjimnazi “Flatrat e Dijes”, Fier.

 DPSHTRR në përmbyllje të këtij konkursi dërgon një FALENDERIM TË MADH për të gjithë pjesëmarrësit, që përcollën idetë e tyre dhe inkurajon duke ju shprehur se nuk ka ide të mira apo të këqija, por ka ide të cilat prodhojnë ndryshim thelbësor për shoqërinë, ndaj mos rreshtni së krijuari pasi komuniteti ka gjithnjë nevojë për zgjidhje të reja!