Jo qarkullim me targa të pavlefshme!

You are here

    Përshëndesim Policinë Rrugore të Tiranës për luftën që po vijon të kryejë ndaj mjeteve rrugore me targa të pavlefshme! I bëjmë thirrje atyre që kujtojnë se ky aksion do ndalet, që të mos luajnë me rregullat e qarkullimit rrugor!

Të dashur qytetarë!

  • Ju lutemi të mos luani me rregullat e qarkullimit rrugor!
  • Mos qarkulloni me targa të pavlefshme!
  • Mos shkelni detyrimet e Kodit Rrugor, taksa, kolaudim e siguracion!

Falenderojmë Policinë Rrugore të Tiranës dhe Policinë e Shtetit që po godet, çdo ditë, këtë fenomen të shëmtuar, të dënueshëm! Mjete që shkelin afatet e qarkullimit; me targa të huaja, mjete jashtë normave, mjete të çregjistruara me vite, mjete të pazhdoganuara që qarkullojnë rrugëve nuk mund të jenë më një realitet për këdo nga ne! Nxisim dhe inkurajojmë këdo që evidenton raste të tilla t'i denoncojë në: https://www.dpshtrr.al/kontakt/platforma-e-denoncimit!


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”