Ka nisur puna e ekipit të DPSHTRR së bashku me Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar pë hartimin e një plani veprimi

You are here

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes mes DPSHTRR dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për hartimin dhe zbatimin e kurrikulës së re të unifikuar për sigurinë rrugore në arsimin parauniversitar, ekipi i DPSHTRR së bashku me ASCAP kanë nisur menjëherë punën për hartimin e një plani veprimi që do të bazohet në këshillimet kërkimore, rishikimin e programeve aktuale, propozime të reja në përputhje edhe me shembujt ndërkombëtarë të eksperiencave më të mira për kontekstin tonë, hartimin e teksteve sipas grupmoshave, studimeve nga ekspertë të fushës, përfshirjen e programeve praktike-didaktike, rikonceptimin e fushatave publike dhe trajnimin profesional e teknik të mësuesve.

Një proces aq interesant sa dhe sfidues, me qëllimin e përbashkët për të promovuar fuqimisht edukimin rrugor përmes njohurive dhe materialeve të njehsuara e certifikuara sipas standarteve ndërkombëtare.

Së bashku për të rritur ndërgjegjësimin dhe ndjeshmërinë në zbatimin e sinjalistikës rrugore që në vegjëli, për një të ardhme më të sigurt, me lëvizshmëri jo të rrezikshme, për të gjithë, si prioritet kombëtar për uljen e pasojave tragjike, social-ekonomike, nga aksidentet rrugore dhe formimin e vetëdijes mbi përgjegjësitë civile që lidhen me epokën e motorizimit të shoqërisë!


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”