Karakteristikat e flotës së mjeteve në qarkullim!

You are here

Nga databaza e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, përcillen të dhënat në kohë reale dhe me transparencë mbi karakteristikat e flotës së mjeteve në qarkullim. Gjatë periudhës Janar-Qershor 2023, janë regjistruar për herë të parë 34,253 mjete ose +49% më shumë se viti 2019.  Shtetet kryesore të origjinës së mjeteve janë: Italia 23%, Gjermania  21% dhe Zvicra 10%. Janë çregjistruar plotësisht nga sistemi 2,877 mjete me moshë mesatare 22-vjeçare ose +41% më shumë krahasur me vitin 2021. Kjo gjë tregon se janë më shumë mjete më të reja në qarkullim e më pak mjete të vjetra.  Regjistrimi i autoveturave EURO 5 e sipër eshte rritur me 83% krahasuar me Janar-Qershor 2021, duke rritur regjistrimet e autoveturave eco-friendly e më pak ndotëse për ambientin. 

 Për më shumë statistika vizitoni:  https://www.dpshtrr.al/sherb.../open-data-statistika-raporte


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”