Këndi edukativ i sigurisë rrugore në Vlorë

You are here

 

"Vitit 2020-Viti i Sigurisë Rrugore" sërish me një tjetër aktivitet edukativ në Vlorë!

Procesi i të mësuarit i mbështetur në modele konkrete të sjelljes në trafik dhe i shoqëruar me shembuj të shumtë në praktikë, rrit efektshmërinë e edukimit rrugor të fëmijëve, për të kuptuar sa më qartë situatat në rrugë.

Fëmijët, si pedalues apo si këmbësorë por edhe si shoferë nesër, duhet të njihen me rregullat dhe rrezikun e përdorimit të rrugës, me sinjalistikën bazë dhe me rëndësinë e kujdesit për veten dhe tjetrin! Mobiliteti urban por edhe njohuritë mbi trafikun, lëvizjen, të drejtat e detyrimet, nguliten më mirë që në fëmijëri, ku rol parësor ka shembulli në familje, shkolla si edhe aktivitetet edukative e didaktike siç pasqyron edhe projekti kombëtar i DPSHTRR “Siguria Rrugore” në bashkëpunim me bashkitë, policinë, shkollat dhe komunitetet!

 

Të lidhura