KOMUNIKIM PUBLIK!

You are here

KOMUNIKIM PUBLIK!

Ashtu siç informuam dje, Gjykata sot konfirmoi lirimin e menjëhershëm të punonjëses së rajonales Elbasan, me iniciale I. B. (juriste ndërrimi pronësie mjeti), duke konfirmuar versionin tonë se çdo parregullsi apo abuzim i dyshuar nuk ka lidhje me shërbimin si ent.

Për personin tjetër, me iniciale R. L., rezulton se ka vepruar tërësisht privatisht, pa asnjë akses në shërbimin e ndërrimit të pronësisë së mjeteve, sepse nuk punonte në atë sektor, pra jo në kushtet e abuzimit me detyrën!

Ritheksojmë se rastet e aluduara, në hetim e sipër, lidhen me praktika noterizimi, për akte jashtë shërbimit tonë. Për rastet e dyshuara, sa i takon zinxhirit të shërbimit dhe procedurës së rajonales Elbasan, rezulton se nuk ka asnjë cënim të integritetit të sistemit operativ! Çdo veprim është i gjurmueshëm, çdo rekord regjistrohet në databazë, çdo dokument i depozituar apo vetëdeklarim ruhet në dosjen digjitale ose fizike! Rastet e dyshuara, nuk përfshijnë asnjë falsifikim apo tjetërsim të dhënash brenda entit!

Në pritje të konkluzioneve, i kërkojmë të gjithë organeve dhe medias që të mos njehsojnë aktet e dyshuara me shërbimin dhe emrin e institucionit tonë!


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”