Kontrolloni mjetin, ngarkoni bagazhet dhe nisuni!

You are here

Disa kontrolle thelbësore përpara se të niseni për pushime mund t’ju shmangin pasoja më të rënda siç mund të jetë dhe një aksident. Nëse po planifikoni udhëtimin tuaj të radhës, ju këshillojmë të paraqiteni pranë një subjekti të licencuar për servisin e mjeteve që të kontrollojë funksionalitetin e mjetit.

  • Kontrolloni sistemin e ajrit të kondicionuar;
  • Kontrolloni gomat;
  • Kontrolloni sistemin ftohës të mjetit;
  • Kontrolloni nivelin e ujit, alkoolit të frenave dhe vajrave;
  • Kontrolloni baterinë;
  • Kontrolloni fshirëset e xhamave;
  • Kontrolloni dokumentacionin e mjetit dhe tuajin

Nëse kontrolli i mjetit tuaj ishte e vetmja pikë e listës së gjërave për të mbyllur, që ende nuk ishte realizuar nga ju, tanimë jeni gati për të ngarkuar bagazhet në mjet dhe për t’u nisur!

Ju urojmë udhëtim të mbarë!


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”