Kujdes dhe mirëmbajtje periodike për të shërbyer në kushte komode dhe higjenike!

Data e lajmit: 04 Dec 2023

Suksesi i një enti që shërben në kushte komode e higjenike për qytetarët bazohet tek kujdesi e mirëmbajtja periodike!

Milingonat punëtore përveshin mëngët, për punë të vogla në dukje por të domosdoshme, pastrime speciale, riparime rutinë e zëvendësime materiale, instalime pajisjesh, ndërhyrje e rregullime të shpejta me brigadën tonë të ustallarëve duarartë që kemi krijuar enkas, për operativitet më të lartë

Fotot nga puna në drejtoritë tona rajonale, ku çdo javë kontrollohet gjendja fizike e funksionale.

Kujdesi e mirëmbajtja janë A-ja e një jetëgjatësie të investimeve dhe nxisin rregull e mirësjellje nga frekuentuesit e ambienteve, punonjës e qytetarë.

E kundërta, e parregullta, nxit rrëmujë e keqpërdorim si edhe shkakton keqadministrim!