Marshojmë së bashku Kuq e Zi!

Data e lajmit: 04 Dec 2023

Ndërsa pikat e shiut ranë me hijeshi mbi klasikët e përjetshëm, mjetet e koleksionit Retro, nën motivet e atdhedashurisë, u bënë pjesë e Paradës së Shqiptarëve në 111-vjetorin e Pavarësisë, duke rrëfyer historinë e automotorizmit shqiptar ndër vite!

Falenderojmë të gjithë koleksionistët që u bënë pjesë e thirrjes për të marshuar së bashku Kuq e Zi!

I urojmë të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen GËZUAR DITËN E FLAMURIT!

O sa mirë me qenë Shqiptar, ohej!