Më ka humbur patenta, si të veproj?

You are here

Për t’u pajisur me Leje të re Drejtimi, pas humbjes së saj ju duhet:

Të kryeni denoncimin në e-Albania dhe të pajiseni elektronikisht me vërtetimin e denoncimit:

Të paraqiteni pranë çdo DRSHTRR-je me këto dokumente:

  • Mjet identifikimi
  • Vërtetimin e denoncimit
  • Certifikatë mjekësore me fotografi, (vetëm në rast se lejes së drejtimit që ju ka humbur i ka mbaruar afati i vlefshmërisë ose nëse dëshironi që leja e re e drejtimit të ketë afat të ri vlefshmërie të plotë!)

Tarifat e shërbimit

  • Leje Drejtimi e re 3,500 lekë
  • Ose dublikati i lejes së drejtimit (opsionale) 2,000 lekë (në këtë rast nuk duhet raporti mjekësor dhe afati i duplikatit del i njëjtë me të dokumentit të humbur!)