Mirëmëngjes nga Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Durrës!

Data e lajmit: 14 Jun 2023

Aty ku projekti për rehabilitimin e hapësirave të pritjes dhe QKT Durrës, po merr jetë dita-ditës, në prag përfundimi.

Investimi në infrastrukturat e shërbimit për Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, vjen si një domosdoshmëri për të ofruar shërbim në kushte standarte dhe bashkëkohore, duke marrë parasysh që imazhi së bashku me kushtet e punës ndikojnë fuqimisht tek ekipi dhe qytetarët DRSHTRR Durrës i është nënshtruar një ndërhyrje të plotë rikualifikuese të sheshit e hapësirave funksionale të kompleksit të rajonales, investim nga fondet e DPSHTRR, për një transformim rrënjësor, drejt një standardi bashkëkohor e cilësor!

Të përkushtuar ndaj qëllimit tonë për të mos ndryshuar standartin e ofrimit të shërbimit ndonëse jemi me punime, bëjmë me dije se punimet nuk pengojnë asnjë nga shërbimet e ofruara nga DRSHTRR Durrës!

Për të shmanguar radhën për veprimet me mjetin, rezervoni orarin e shërbimeve në: www.dpshtrr.al

Ju falenderojmë për mirëkuptmin tuaj përgjatë periudhës së punimeve!