Mirëpritëm ditën e sotme përfaqësues të kompanisë së Konsulencës Inxhinierike IRD Engineering Srl mbi “Mbështetjen për Reformën e Sektorit Rrugor dhe Strategjinë e Sigurisë Rrugore”!

You are here

Mirëpritëm ditën e sotme pranë ambienteve të Drejtorisë së Përgjithshme përfaqësues të kompanisë së Konsulencës Inxhinierike IRD Engineering Srl, Znj. Anna Krukowska dhe Z. Dejan Jovanov. Ky takim vjen në vijim të Workshop të organizuar nga kjo kompani mbi projektin e fianancuar nga Bashkimi Europian mbi “Mbështetjen për Reformën e Sektorit Rrugor dhe Strategjinë e Sigurisë Rrugore”, ku IRD Engineering Srl është subjekti përgjegjës për ofrimin e asistencës teknike për përgatitjen e strategjisë së Sigurisë Rrugore, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria.

Tryezë produktive pune, ku përfaqësues nga DPSHTRR së bashku me ekspertët e projektit diskutuan mbi nevojat për referenca ligjore, rregullore, studime, raporte apo dokumente të tjera të nevojshme në zbatimin e projektit dhe u demostrua gadishmëria e kahershme për zhvillimin e konceptit të Sigurisë Rrugore.

Deri në takimin e rradhës DPSHTRR bën thirrje për rritjen e ndërgjegjësimit mbi Sigurinë Rrugore!


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga