Në Ditën Ndërkombëtare të Dhurimit të Gjakut, bëjmë thirrjen për të gjithë qytetarët: Dhuroni gjak! Shpëtoni jetë!

You are here

Dhurimi i gjakut, një mision kaq i rëndësishëm dhe fisnik, prej disa vitesh tashmë është kthyer në një traditë në DPSHTRR, dhe kjo me qëllimin e vetëm për t’i ardhur në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë për gjak.

Në Ditën Ndërkombëtare të Dhurimit të Gjakut, bëjmë thirrjen për të gjithë qytetarët: Mjaftojnë vetëm 20 minuta për të shpëtuar jetën e dikujt në nevojë! Një qese gjak mund të shpëtojë tre jetë nëpërmjet ndarjes së tij në komponentë dhe produkte.

Punonjës të DPSHTRR dhe DRSHTRR-ve, të ndërgjegjësuar mbi rëndësinë që mbart kjo nismë sa humanitare aq edhe qytetare, japin vazhdimisht kontributin e tyre vullnetar për t’u ardhur në ndihmë të gjithë atyre në nevojë

Shprehim mirënjohjen më të thellë për të gjithë ata që dhurojnë gjak!

Një falenderim dhe mirënjohje stafit të përkushtuar të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, për profesionalizmin gjatë ushtrimit të detyrës së tyre humane!

Dhuroni gjak! Shpëtoni jetë!