NE JEMI PET FRIENDLY!

You are here

DPSHTRR e ka në politikën e shërbimit që të jemi MIQËSOR me katërputroshat në çdo hapësirë, ambient, aktivitet e sallë ku mirëtrajtimi garantohet!

Qytetarët nuk kanë përse t’i lënë miqtë e tyre në shtëpi apo në makinë, të vetmuar, apo të stresohen me kërkim ndihme për t’i lënë diku, nuk kanë përse të kushtëzohen nëse iu duhet një ardhje në sportelet tona me “fëmijën” e tyre, me shokun më besnik!

Mirë se vini në çdo rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Shqiptar me tuaj, duke respektuar kushtet e higjienës dhe sigurisë për të gjithë!

Informacioni online në webin tonë www.dpshtrr.al dhe sinjalistikat e duhura, orientojnë kujdesin.


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”