Në QKT Korçë me studentët e Shkollës Teknike Profesionale “Demir Progri”!

You are here

Specialistët e DRSHTRR Korçë, demonstruan për studentët të gjitha proceset që duhet të kalojë një mjet, për t'u kualifikuar e për të kaluar testin me sukses. Vizitorët specialë u njohën në praktikë me problematikat më të shpeshta që hasen në mjetet rrugore, të cilat i nënshtrohen kontrollit periodik teknik.

Një orë mësimore ndryshe për të prekur nga afër eksperienca konkrete në sektorin e shërbimeve të transportit rrugor.

Mbështesim dhe jemi gjithmonë krah edukimit dhe formimit përmes arsimit profesional në vend!


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”