Nënshkruhet marrëveshja dypalëshe ndërmjet projektit EU4LEA dhe DPSHTRR

You are here

Në vijim të bashkëpunimit midis DPSHTRR-së dhe projektit EU4LEA, me qëllim forcimin e zbatimit të ligjit në Shqipëri, në përfundim të trajnimit me fokus "Mjetet motorike të vjedhura ose të manipuluara", në takimin e zhvilluar në zyrat e DPSHTRR, u nënshkrua Marrëveshja dypalëshe nëpërmjet të cilës projekti EU4LEA, përfaqësuar nga Z. Richard Dullnigg, Zv. Drejtues Ekipi, i dhuroi DPSHTRR-së pajisje lexuese të numrit identifikues dhe gjenerimit të të dhënave të automjeteve.

Nëpërmjet këtyre pajisjeve, të cilat do të furnizohen në çdo drejtori rajonale, DRM e QKT, do të mundësohet:

  • Eleminimi i tentativave për regjistrimin e mjeteve të vjedhura apo manipuluara duke ofruar shërbime më të sigurta me rritje të kapaciteve teknike dhe staf të kualifikuar/trajnuar.
  • Përmirësimi i metodave të kontrollit nëpërmjet lexuesve special elektronik OBD dhe databazave globale të verifikimit të të dhënave teknike të mjeteve rrugore.
  • Luftojmë abuzimet dhe manipulimet, nëpërmjet identifikimit të automjeteve me metodën e “verifikimit të shumëfishtë” referuar dokumentacionit të origjinës – targetave/pllakave/kodifikimeve nga fabrikimi – informacionit digjital në modulet elektronike të automjeteve.
  • Trajnime të mirëfillta profesionale sipas standardeve evropiane dhe përmirësime të procedurave të kontrollit për të sjellë shërbime sa më cilësore për të gjithë qytetarët!

Falenderojmë EU4LEA për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm!