Njoftime për Fundvitin

You are here

Nga 1 Janari 2020, për autoveturat e përdorura (me km), lejohet regjistrimi/targimi vetëm nëse përmbushin kriterin mjedisor Euro4 e lart!

Afati i regjistrimit/targimit për herë të parë të mjeteve (kategoria autovetura me km - të përdorura), me nivel ndotjeje nën EURO 4, të importuara e zhdoganuara brenda dt. 31.12.2018, sipas VKM Nr. 633, dt. 26.10.2018 (të ndryshuar), është DERI NË 31.12.2019!

Pas kësaj date, pra nga dt.01.01.2020, për mjetet e përdorura (kategoria autovetura - me km), lejohet regjistrimi/targimi për herë të parë vetëm nëse përmbushin kategorinë mjedisore EURO 4 e lart, ndërsa mjetet me kilometrazh 0 duhet të përmbushin kategorinë mjedisore EURO 5 dhe EURO 6 (sipas kritereve të VKM Nr. 633)!

Për çdo informacion:

www.dpshtrr.gov.al
+355688015833


Taksat e mjeteve historike shqiptare RETRO

Ftojmë të gjithë koleksionistët që kanë një mjet të vjetër që:

  • ka mbi 30 vjet prodhim,
  • ka ruajtur origjinalitetin dhe prezantimin,
  • është potencialisht brenda kritereve për regjistrimin në Regjistrin Zyrtar RETRO,

të kryejnë pagesën e Taksës Vjetore të Mjeteve të Përdorura (TVMP) e cila i përket vitit kalendarik 2019. Detyrimet e mbartura duhet të shlyhen për të vijuar me çregjistrimin e përkohshëm brenda datës 31 Dhjetor 2019, në mënyrë që të mos taksoheni edhe me detyrime për vitin 2020 në vijim!

Udhëzimet paraprake mbi kushtet dhe kriteret për Statusin e Mjeteve RETRO i gjeni online në website-t:
www.retro.al
www.dpshtrr.gov.al

https://www.retro.al/udhezime-paraprake-mbi-kushtet-dhe-kriteret-statusin-e-mjeteve-retro


Ndërrimi i pronësisë së mjetit brenda 10 ditëve nga akti i tjetërsimit, pas datës 2 Mars 2020 aplikimi i gjobës për tejkalim afati!

DPSHTRR dhe MIE njoftojnë të gjithë qytetarët/subjektet juridike që disponojnë një akt ndryshimi pronësie mjeti (kontratë shitblerje, faturë tatimore, kontratë dhurimi, dëshmi trashëgimie, etj.) të cilët nuk kanë bërë ndryshimin e pronësisë së mjetit brenda 10 ditëve nga data e hartimit të aktit të tjetërsimit, t’i drejtohen sporteleve të DPSHTRR-së, pasi nga 2 Mars 2020 do të fillojë aplikimi i gjobës për tejkalimin e afatit të përcaktuar në ligj!

Si të veproni për të kaluar pronësinë e mjetit në emrin tuaj?

  • Rezervo takimin online te Drejtoritë Rajonale (Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier) te www.dpshtrr.gov.al
  • Paraqitu në sportelet e drejtorive rajonale bashkë me kontratën e shitblerjes/faturë tatimore/kontratë dhurimi/dëshmi trashëgimie, etj.
  • Kaloni pronësinë e mjetit në emrin tuaj

Pse duhet të bëhet ndërrimi i pronësisë së mjetit?

  • Për rritjen e sigurisë kombëtare dhe sigurisë rrugore
  • Për të zhveshur nga detyrimet ligjore/monetare palën që ka shitur/dhuruar mjetin
  • Për të garantuar transparencë të plotë në procedurat e regjistrimit të mjetit
  • Për të garantuar siguri juridike në qarkullimin civil të mjeteve
  • Për të informatizuar dhe eliminuar subjektivitetin në llogaritjen e taksës së luksit