Orë edukative me gjimnazin "Ali Demi", Vlorë!

Data e lajmit: 11 Apr 2022

Si kandidatë potencialë për t’u pajisur me leje drejtimi, grupmosha 17-18 vjeç, duhet të njihen me përgjegjësitë e drejtimit të mjetit në mënyrë të sigurt! DPSHTRR në bashkëpunim me ekspertët e GBI Health and Safety Academy dhe Drejtorinë e Policisë Vlorë, zhvilluan orë edukative me nxënësit e klasave të XII-ta në shkollën e mesme “Ali Demi”, Vlorë. Të rinjtë u njohën me konceptet bazë të sigurisë rrugore, rregullave të qarkullimit, mësuan mbi rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit përmes simulatorit të posaçëm dhe për reflekset e shikimit e vëmendjes në timon.Gjithashtu, të rinjtë u informuan për procesin e pajisjes me leje drejtimi, mësimit të teorisë në Autoshkollë e përmes Manualit Zyrtar të Testimit Teorik të publikuar online nga DPSHTRR, si dhe simulimit të Testimit Teorik https://lejedrejtimi.dpshtrr.al ku kandidatët provojnë veten dhe familjarizohen me pyetjet e Testit!