Platforma “Denonco Autoshkolla Abuzive” për çfarëdo anomalie që ju vini re!

You are here

Jo Autoshkolla jashtë standardeve!

Jo më Drejtues Teknik/Mësues Teorie/ Instruktor Praktike që abuzojnë me autoritetin e dhënë!

Të nderuar kursantë, nëse vini re se autoshkolla juaj:

  • Nuk ka lidhur me ju kontratë me anë të së cilës rregullohen marrëdhëniet midis kandidatit dhe autoshkollës (të drejtat dhe detyrimet midis palëve);
  • Nuk ka një rregullore të funksionimit të afishuar në ambientet e saj;
  • Kur drejtuesi teknik, mësuesit e teorisë dhe instruktorët e praktikës së autoshkollës, ju kanë kërkuar favore, kanë kryer veprime abuzive në shkëmbim të shumave monetare apo nuk kanë kryer përgatitjen e plotë teorike dhe/ose praktike sipas programit të miratuar, etj

DENONCO TANI: https://www.dpshtrr.al/denonco-autoshkolla-abuzive

  • Mos lejo që autoshkolla t'ju realizojë më pak seanca në kohë më të shkurtër nga sa parashikon ligji!
  • Mos u bëj palë në spekullim, në kurriz të kryerjes së kursit të plotë!
  • Mos gënje veten nëse ju ofrohen tarifa të ulëta në shkëmbim të seancave mangut, mos bëj pazar me dijen që ju mbron jetën!
  • Mos u bëj bashkautor në evazion fiskal, konkurrencë të pandershme e fiktivitet kursi!

Dërgoni denoncimin tuaj për çfarëdolloj anomalie që ju vini re: https://www.dpshtrr.al/denonco-autoshkolla-abuzive


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”