Platforma E- Transport!

Data e lajmit: 24 Aug 2023

Welcome to Albania!  E-Transport platforma që vjen pranë çdo udhëtari që vjen në Shqipëri, duke u ardhur në ndihmë me informimin mbi transportin rrugor ndërqytetës drejt destinacioneve të tyre.Vetëm me një klikim në platformën www.etransport.al, zbuloni itinerarin, vendndodhjen e stacionit, oraret e nisjes dhe mbërritjes, si edhe kontaktet e operatorëve. Tashmë më lehtë se kurrë, vjen një eksperiencë e re orientimi mbi rrjetin e linjave ndërqytetëse, duke pararendur biletimin elektronik, në proces implementimi. Nxisim transportin publik, si alternativë për turizmin dhe lëvizjen nëpër Shqipëri.  Informacioni orientues ofrohet në Porte, Aeroport e pika kryesore të mbrritjes së qytetarëve e turistëve.