Praktikantët e Kolegjit Universitar të Biznesit, mbyllën me sukses praktikën e tyre 1 mujore pranë DPSHTRR dhe Drejtorive Rajonale!

You are here

Një mundësi shumë e mirë për “ekspertët e rinj” për të praktikuar njohuritë e tyre, ashtu edhe për DPSHTRR në evidentimin e kandidatëve për rekrutime potenciale!

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ofron mundësinë e kryerjes së praktikave mësimore dhe profesionale për studentë apo të sapo diplomuar nëpërmjet programeve specifike të formimit profesional dhe personal.

Qëllimi i praktikës është përfitimi i një përvoje kualifikuese për zhvillimin e mëtejshëm të aftësive profesionale, akademike dhe personale.

Për më shumë informacion rreth praktikave në DPSHTRR: https://www.dpshtrr.al/.../vende-pune/praktika-profesionale


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”