Punimet pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Durrës janë në prag përfundimi!

Data e lajmit: 12 Jul 2023

Mirëdita nga DRSHTRR Durrës! Aty ku projekti për rehabilitimin e hapësirave të pritjes dhe QKT Durrës, po merr jetë dita-ditës, në prag përfundimi.

Investimi në infrastrukturat e shërbimit, për Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, vjen si një domosdoshmëri për të ofruar shërbim në kushte me standarte bashkëkohore, sepse imazhi së bashku me kushtet e punës ndikojnë fuqimisht tek ekipi dhe qytetarët

DRSHTRR Durrës i është nënshtruar një ndërhyrje të plotë rikualifikuese të sheshit e hapësirave funksionale të kompleksit të rajonales, duke urbanizuar e sistemuar edhe rrugë e kalimet përreth, jashtë mureve tona, investim nga fondet e DPSHTRR në bashkëpunim me Bashkinë Durrës, për një transformim rrënjësor, drejt një qendre shumë më dinjitoze shërbimesh publike!

Të përkushtuar për të lehtësuar aksesin, ulur radhët dhe zgjeruar kapacitetet e linjave të shërbimit, parkimeve dhe mirëorientimit të qytetarëve, në rajonalen e dytë për nga xhiro e volumi i praktikave në rang vendi, bëjmë me dije se punimet nuk pengojnë asnjë nga shërbimet e ofruara nga DRSHTRR Durrës!

Për të shmanguar radhën për veprimet me mjetin, rezervoni orarin e shërbimeve në: www.dpshtrr.gov.al