Raporti i Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore Janar-Qershor 2023

You are here

Mjete të sigurta = Rrugë të sigurta!

Raporti i Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore Janar-Qershor 2023:

2,877 mjete me moshë 22 vjeçare janë çregjistruar përgjithmonë në 6 muajt e parë të 2023:

Janë paraqitur për testim 87,842 mjete, nga të cilat:

  • Automjete (4+1/8+1) 78.6%;
  • Kamion 12.2%;
  • Motomjete 4.2%;
  • Rimorkio 2.3%;
  • Autobusë 2.2%;
  • Mjete ndërtimi/punime toke 0.5%.

27,194 (31% e totalit të mjeteve) janë ngelur/refuzuar, për problematika si: mangësi vizuale e funksionale, sistem frenimi e drejtimi, gomat, sistem shkarkimi i gazrave, rrjedhje vajra, ulje e kilometrazhit, defekte, etj.

Ndalohet rreptësisht: Ulja e kilometrazhit; odometri jofunksional; ndryshimi konstruktiv dhe errësimi i xhamave pa certifikim; orvatjet për rryshfete!

Rezervoni online orarin për kontrollin teknik të mjetit në e-albania!

Denonconi çdo anomali të mjeteve rrugore në: www.dpshtrr.gov.al

Rrugë e qytete më të sigurta!


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”