Raporti i Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore për Janar-Shkurt 2023

Data e lajmit: 24 Mar 2023

985 mjete me vjetërsi mbi 22 vjet janë çregjistruar përgjithmonë!

Janë paraqitur për testim 27,083 mjete, nga të cilat:

  • Automjete (4+1/8+1) 80.5%
  • Kamion 12.4%
  • Motomjete 3.1%
  • Rimorkio 2.3%
  • Autobusë 1.1%
  • Mjete ndërtimi/punime toke 0.6%

 

10,116 (37.3% e totalit të mjeteve) janë ngelur/refuzuar, për problematika si: mangësi vizuale e funksionale, sistem frenimi e drejtimi, gomat, sistem shkarkimi i gazrave, rrjedhje vajra, ulje e kilometrazhit, defekte, etj.

Ndalohet rreptësisht:

  • Ulja e kilometrazhit;
  • Odometri jofunksional;
  • Ndryshimi kontruktiv pa certifikim;
  • Errësimi I xhamave pa certifikim;
  • Orvatjet për rryshfete.

Rezervoni online orarin për kontrollin teknik të mjetit në e-albania!

Denonconi çdo anomaly të mjeteve rrugore në: www.dpshtrr.gov.al

Rrugë e qytete më të sigurta!