Raporti i Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore Maj 2021-Maj 2023

You are here

Raporti i Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore Maj 2021-Maj 2023 :

11,825 mjete me moshë 22 vjeçare janë çregjistruar përgjithmonë në dy vite

Janë paraqitur për testim 669,592 mjete, nga të cilat:

  • Automjete (4+1/8+1) 79%
  • Kamion 13%
  • Motomjete 4.3%
  • Autobusë 1.7%
  • Rimorkio 1.6%
  • Mjete ndërtimi/punime toke 0.4%

190,399 (28.4% e totalit të mjeteve) janë ngelur/refuzuar, për problematika si: mangësi vizuale e funksionale, sistem frenimi e drejtimi, gomat, sistem shkarkimi i gazrave, rrjedhje vajra, ulje e kilometrazhit, defekte, etj.

Ndalohet rreptësisht:

  • Ulja e kilometrazhit;
  • Odometri jofunksional;
  • Ndryshimi kontruktiv;
  • Errësimi i xhamave pa certifikim;
  • Orvatje për rryshfet.

Rezervoni online orarin për kontrollin teknik të mjetit në e-albania!