Raporti mbi Mjetet për periudhën Janar-Tetor 2023

Data e lajmit: 10 Nov 2023

63,345 mjete të regjistruara për herë të parë Janar-Tetor 2023, 52% më shumë se Janar-Tetor 2019!

84% e totalit të mjeteve të regjistruara për herë të parë janë autovetura, 58% më shumë se Janar-Tetor 2019!

38% e autoveturave të regjistruara për herë të parë, me 0km, janë Electric/Hybrid Plug In, +111% krahasuar me 2021!

1,019,744 ALL vlera mesatare e një autoveture të regjistruar për herë të parë në 2023, 34.4% më e lartë se 2018.

1,379 Mjete all electric të regjistruara për herë të parë Janar-Tetor 2023, +363% krahasuar të njëjtën periudhë gjatë 2021!

Rinovohet flota me 9,455 mjete të gjeneratës së fundit 0-3 vite, 47% më shumë se Janar-Tetor 2021!

Shtetet Kryesore të origjinës së mjeteve të regjistruara në Janar-Tetor 2023:

  • Itali 21.3%;
  • Gjermani 21.3%;
  • Zvicër 10.1%;
  • Korea e Jugut 9.9%;
  • Kina 5.2%;
  • SHBA 5.1%

Regjistrimi i autoveturave EURO 5 e sipër është rritur me 80% krahasuar me Janar-Tetor 2021, duke rritur regjistrimet e autoveturave eco-friendly e më pak ndotëse!

5,197 mjete me moshë mesatare 22-vjeçare janë çregjistruar plotësisht nga sistemi!

Open Data DPSHTRR: https://www.dpshtrr.al/sherb.../open-data-statistika-raporte

Rritja e flotës vendase sjell sfida për garantimin e sigurisë rrugore në qarkullim, ndaj të gjithë përdoruesit dhe drejtuesit e mjeteve duhet të rrisin shkallën e përgjegjshmërisë!