Revista prestigjoze sllovene “Auto Motor Classic” shkruan për suksesin e Simpoziumit të parë në Shqipëri në bashkëpunim me FIVA.

Data e lajmit: 26 Jul 2023

Të nderuar që Revista Prestigjoze Sllovene “Auto Motor Classic”, në botimin e saj të radhës, i ka dedikuar hapësirë të veçantë koleksionit shqiptar Retro.al për organizimin e Simpoziumit të parë në Shqipëri në bashkëpunim me FIVA - Federation Internationale des Vehicules Anciens, ku u mblodhën përfaqësues nga klube të mjeteve historike nga e gjithë bota, si dhe u ekspozuan mbi 80 mjete të koleksionit shqiptar Retro në Sheshin “Skënderbej”.

Përmes një shkrimi të shkurtër mbi suksesin e aktivitetit në kryeqytetin shqiptar, Simpoziumit me temë “Partneriteti dhe Bashkëpunimi me Qeverinë dhe Institucionet e Tjera” dhe disa përshkrimeve mbi vlerat që RETRO Albania mbart dhe përfaqëson për trashëgiminë kulturore të Shqipërisë dhe Automotorizimin Shqiptar, jemi të sigurt që jehona e saj do të përhapet edhe më shumë duke kaluar çdo kufi.

Të lumtur dhe krenarë që Shqipëria tanimë, njëjtë ose edhe më mirë se shumë vende të zhvilluara të rajonit, është pjesë e trashëgimisë kulturore ndërkombëtare për sa i përket sektorit automotiv

www.retro.al