Rezultate fantastike të mobilitetit GREEN!

Data e lajmit: 31 Mar 2023

Falë vëmendjes dhe incentivave të Qeverisë Shqiptare për nxitjen dhe promovimin e lëvizjes ekologjike, kemi rezultate fantastike drejt mobilitetit GREEN!

  • Periudha Janar-Dhjetor 2022 numëron 675 mjete 100% Elektrike.

E krahasuar me vitin 2019 shënon një rritje me 1,724%.

  • Për vitin 2022, flota vendase numëron 3,803 mjete All-Alectric + Hybrid.

E krahasuar me vitin 2019 shënon një rritje me 494%.

  • Periudha Janar-Dhjetor 2022 numëron 20,563 autovetura të regjistruara për herë të parë me kategori mjedisore >= Euro5.

E krahasur me vitin 2019 shënon një rritje me 112%.

 

IMPAKTI MJEDISOR

 

Për periudhën Janar-Dhjetor 2022, impakti në mjedis I mjeteve All-Electric përkthehet në 891,000 kg Co2/Vit më pak, ose e shprehur në numë pemësh sa 29,700 pemë të rritura (1 pemë absorbon rreth 30 kg CO2/vit)!

Për incentivimin dhe nxitjen drejt rritjes së flotës green nga akti normativ ndërmarrë nga MIE me propozimin e DPSHTRR, nga 7 Nëntori 2019, DPSHTRR rimburson çdo tarifë të regjistrimit për herë të parë për Mjetet Elektrike & Plug-in për çdo mjet GREEN nga fondet e DPSHTRR!

Gjithashtu, mjetet u përjashtuan nga pagesa e TVSH-së!

Nisma të cilat përkthehen në shifra konkrete kursimi për qytetarët/subjektet që importuan dhe regjistruan Mjetet nga Tetori 2019 deri në Dhjetor 2022!

765 milionë Lekë të reja u janë kursyer qytetarëve/subjekteve nga regjistrimi me tarifa zero dhe nga heqja e TVSH-së!

Shqipëria drejt një të ardhme lëvizshmërie EKOLOGJIKE!