Rezultate rekord me kalimin e Kontrollit Teknik në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor!

You are here

Me kalimin e Kontrollit Teknik në DPSHTRR, fokusi ynë ka qenë transformimi i plotë i çdo Qendre Kontrolli, me kushte bashkëkohore e me një përqasje më të hapur e transparente ndaj qytetarëve!

Rezultate rekord në shërbime e të ardhura, investim në pajisje e infrastrukturë shërbimi dhe investim në kapitalin njerëzor.

110 specialistë, 60% me arsim të lartë Ing. Mekanik

646,139 mjete janë testuar mbi kontrollin teknik nga të cilat:

  • 511,058 Automjete (4+1-8+1) 78%
  • 11,680 Autobuse (1.8%)
  • 84,872 Kamion (13.1%)
  • 27,476 Motomjete (4.3%)
  • 9,987 Rimorkio (1.5%)
  • 2,156 Mjete ndërtimi/punimi toke (0.3%)
  • 182,585 Mjete ngelur/refuzuar
  • 1,030 (0.6%) mjete refuzuar/ngelur të paktën një herë mbi problematika me odometrin, xhama të errësuar jo konform normave, sistem drejtimi në krah të djathtë.
  • 178,695 (97.8%) mjete të ritestuara pas rregullimeve.
  • 2,860 (1.6%) mjete ngelur në pritje për t'u riparaqitur pas rregullimeve.
  • 10,422 mjete me moshë mbi 22 vjeçare të çregjistruara përgjithmonë vetëm gjatë Maj 2021-Mars 2023

Rezultate të cilat nuk do të ishin të mundura pa përkushtimin profesional të ekipit tonë dhe pa mbështetjen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Qeverisë Shqiptare!