Rifitimi i Lejes së Drejtimit gjatë periudhës Qershor 2022-Gusht 2023!

You are here

Të gjithë ata persona që konsiderohen  kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë veten e tyre por dhe të tjerët në rrugë, pas heqjes së pikëve të patentës 0, me aktet e reja në fuqi prej një viti tashmë, për të rifituar të drejtën e drejtimit të mjetit, duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i ri-nënshtrohen testit teori-praktikë. Vetëm 71 persona nga 578 riregjistrime në autoshkollë për shkak te heqjeve të pikëve të patentës, e kanë rifituar Lejen e Drejtimit gjatë periudhës Qershor 2022-Gusht 2023. Ata të cilët nuk e kalojnë testimin rikthehen pambarimisht, sërish në Autoshkollë.

Në seancën e fundit të zhvilluar, nga 23 regjistrime, u paraqitën vetëm 11 kandidatë ku vetëm 2 prej tyre rezultuan fitues. Janë bërë 578 riregjistrime në autoshkolla dhe vetëm 12.2% prej tyre kthehen në rrugë si drejtues mjeti, kësaj here akoma më të përgjegjshëm. 

Për të mësuar Programin e Normave të Sjelljes dhe të ushtroheni  me Simulim Online të Testit të Normave të Sjelljes, klikoni në web:https://lejedrejtimi.dpshtrr.al

Aplikacioni mund të shkarkohet dhe në mobile në:

Play Store: https://play.google.com/store/apps/details?id=al.dpshtrr.lejedrejtimi&hl=it/

App Store: https://apps.apple.com/.../leje-drejtimi.../id6445901254

 Libërthi i Shoferit: https://www.dpshtrr.al/te-reja/botime/te-udhetojme-te-sigurt

VLERËSONI  përgjegjësinë e Lejes së Drejtimit duke zbatuar Kodin Rrugor!

 


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”