Salla e Regjistrimit të Mjeteve pranë DRSHTRR Tiranë është përkohësisht me punime!

Data e lajmit: 06 Dec 2023

Kërkojmë mirëkuptim për “rrëmujën” në hyrjen e sallës së Regjistrimit të mjeteve në DRSHTRR Tiranë, ku duhet të kryejmë punime për hapjen dhe zgjerimin e hapësirës së duhur, ndërsa vijojmë shërbimin!

Si drejtoria rajonale me numrin më të lartë të shërbimeve në vitin 2022, me 1,051,469 shërbime të ofruara, lind nevoja e shtimit dhe zgjerimit të hapësirave, për të ofruar kushte më komode gjatë marrjes së shërbimit për të gjithë qytetarët e subjektet!

Rezultati i ndërhyrjes do të justifikojë plotësisht investimin e shpejtë!

Ju falenderojmë për mbështetjen!