Së shpejti- Këndi Statik i Sigurisë Rrugore  në Shkollën Industriale “Pavarësia”, Vlorë 

You are here

EDUKIM për ngulitjen e koncepteve të sigurisë rrugore përmes simulimit të situatave të trafikut.

Së shpejti, Këndi Statik i Sigurisë Rrugore  në Shkollën Industriale “Pavarësia” Vlorë,  projekt,  i cili më së fundmi ka nisur dhe që pritet të përfundojë brenda kësaj vere që viti i sivjetshëm shkollor të nisë plot me aktivitete edukative mbi rregullat dhe sigurinë rrugore për fëmijët e nxënësit! 

Fotot nga një takim në nisje të projektit, financim i plotë i investimit nga DPSHTRR, ku do të përfshihen dhe studentët e degës ElektroAuto të Shkollës Industriale “Pavarësia”.

Shkëmbime interesante të ideve, dhe sugjerime të mirëpritura mjaft me vlerë nga profesionistët e ardhshëm, të cilët gjithmonë e më shumë do të përfshihen në projektet edukative të DPSHTRR. Ka nisur dhe krijimi i disa mjeteve didaktike! Përfshirja që të vegjël dhe në bankat e shkollave rrit vetëdijen e ndërgjegjësimin!

Për më shumë informacion: 

https://www.dpshtrr.al/siguria-rrugore

#DPSHTRR #MIE #DRSHTRRVlorë 

#SiguriaRrugore #EdukimiRrugor #SHIP


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”