Shërbimet lehtësuese të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë!

You are here

Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë ofron shërbim për Bashkitë Tiranë, Vorë dhe Kamëz, përmes qendrave e zyrave në Kashar, Qendra e Kontrollit Teknik në Fushë-Prezë dhe NSHRAK (QKT 1 dhe QKT 2), zyrat e shërbimit në NSHRAK, zyrat në Kombinat dhe në Kamzë, duke angazhuar 253 punonjës.

Në vitin e fundit u realizuan: 1,051,852 shërbime ose 35% e totalit në rang vendi, 3,984 shërbime/ditë ose 498 qytetarë/orë, 480,000 aplikime online për shërbime përmes e-albania. I është ofruar shërbimi 308,256 drejtuesve të mjetit dhe 291,241 zotëruesve të mjeteve rrugore. Në 6-mujorin e parë të 2023, janë regjistruar 14,159 mjete ose +22% më shumë se 1 vit më parë, nga të cilat 657 mjete elektrike ose 93% e të gjitha mjeteve elektrike regjistruar për herë të parë në Shqipëri, +154% krahasuar me 6-mujorin e 2022.  Janë regjistruar 65.9%  mjete për herë të parë dhe janë të kategorisë mjedisore euro 5 e sipër ose 27% më shumë se 6-mujori 2022. Janë ç'regjistruar 1,950 mjete/vit, mesatarisht të vjetërsisë 22-vjeçare. Në 6-mujorin 2023, kanë përfituar nga lehtësimet në shërbime 174,763 qytetarë me një kursim prej 342.4 mln lekë.  Në 6-mujorin 2023, në QKT Tirana 1 dhe 2 janë testuar 31,756 mjete ku 32% e të cilave janë ngelur/ refuzuar të paktën 1 herë.

 Drejtoria e Përgjthshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ofron për publikun shërbime lehtësuese si: Zgjaten e afatit të vlefshmërisë së lejes së drejtimit në 15 vjet, ku përfitojnë rreth 80,000 qytetarë në vit, duke iu kursyer atyre 1 miliardë lekë në vit (tarifa, kohë, lëvizje). Marrjen e lejes së drejtimit në 30 minuta pranë DRSHTRR Tiranë. Eliminimin e 60 mijë kontrolleve fizike të automjeteve në vit, një risi që u kursen qytetarëve 90 milionë lekë dhe 30 mijë orë pritje në vit. Si rezultat është ulur koha e shërbimit të ndërrimit të pronësisë me rreth 30 minuta dhe janë ulur kostot e këtij shërbimi me 1500 lekë më pak.  Leja e re e Qarkullimit të Mjetit ka zëvendësuar 3 dokumente dhe po lehtëson e kursen qytetarët që shërbehen pranë drejtorive rajonale. Formati i ri unifikon 3 dokumente në 1: Lejen e vjetër të Qarkullimit, Certifikatën e Pronësisë dhe Lejen Ndërkombëtare të mjetit. Leja e re e qarkullimit kushton 2,100 Lekë, duke ulur kostot me 40% dhe nuk ka afat skadence.

 


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”