Sinjalet Rrugore

You are here

Panelet Largësi - Tregues 

 Ku e ndeshim?

Këto sinjale vendosen përpara një kalimi në nivel, pavarësisht nëse është i mbrojtur me barriera apo jo.

 Paneli i parë, me tre shirita të kuq të pjerrët, vendoset në distancën 150 metra përpara linjës hekurudhore ose përpara sinjalit “Urë e lëvizshme”;

 Paneli i dytë, ai me dy shirita të kuq të pjerrët, vendoset në distancën 100 metra;

 Paneli i tretë, me një shirit të kuq të pjerrët, vendoset në distancën 50 metra përpara linjës hekurudhore.

 Ato tregojnë që po i afroheni një ndërprerjeje të rrugës me një linjë hekurudhore. Panelet e mësipërme vendosen përpara sinjalit “Kryqi i Shën Andreas”.