Statistika e rifitimit të Lejes së Drejtimit për periudhën Qershor 2022 – Maj 2023

You are here

Statistikat mbi rifitimin e Lejes së Drejtimit pas heqjes së saj për periudhën Qershor 2022 – Maj 2023 raportojnë vlerat e mëposhtme:

  • Nga 429 riregjistrime pas humbjes së të gjithë pikëve të Lejes së Drejtimit, vetëm 44 veta kanë rifituar Lejen e Drejtimit, ose 10.2%!
  • 3 kalues në Testin e rimarrjes së Leje Drejtimit, në seancën e 20-të të ritestimit që nga zbatimi i dispozitës së re shtrënguese me rikthim në Autoshkollë (6 Qershor 2022), nga 25 kandidatë për këtë seancë!

S’KA SHPËTIM përveç RIEDUKIMIT për ata që ne i konsiderojmë kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, që me aktet e reja në fuqi për të rifituar të drejtën e patentës duhet të regjistrohen nga e para në Autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë!

Koka bën, koka pëson!

Konkluzioni: Respektoni normat e qarkullimit rrugor sepse nëse do t’i humbni të gjitha pikët, do të riktheheni në Autoshkollë dhe më pas nën monitorim të rreptë do të rifitoni patentën vetëm nëse nuk keni mbi 3 gabime në pyetësorin e Normave të Sjelljes me 30 fjali si edhe nëse kaloni në testin e praktikës, të dyja testet nën e-Monitorim

Këtë kohë, angari e kosto mund t’ia shmangni vetes duke u sjellë korrekt në timon

Ju jeni problemi dhe po ju jeni zgjidhja!

MËSO Programin e Normave të Sjelljes dhe USHTROHU me Simulim Online të Testit të Normave të Sjelljes, në web:

Play Store: https://play.google.com/store/apps/details?id=al.dpshtrr.lejedrejtimi&hl=it/

App Store: https://apps.apple.com/.../leje-drejtimi.../id6445901254

VLERËSO përgjegjësinë e Lejes së Drejtimit duke zbatuar Kodin Rrugor!

TË UDHËTOJMË TË SIGURT! Libërthi i Shoferit: https://www.dpshtrr.al/te-reja/botime/te-udhetojme-te-sigurt

 


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”