Statistika mbi aksidentet rrugore gjatë periudhës Janar - Prill 2023

You are here

Periudha Janar-Prill 2023, flet me shifrat e mëposhtme mbi bilancin e aksidenteve Rrugore:

  • 332 aksidente rrugore gjatë periudhës Janar-Prill 2023, 34% më pak krahasuar me 2018!
  • 33% më pak aksidente rrugore nga drejtuesit e mjeteve nën 25 vjeç, çka flet pozitivisht për të sapopatentuarit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018!
  • 27% e totalit të aksidenteve Janar-Prill 2023, janë shkaktuar nga grupmosha 25-34 vjeç, 27% më pak se në Janar-Prill 2018!
  • 10 aksidente shkaktuar nga sjellja e këmbësorit, 20% më shumë se 2022!
  • 59 viktima të shkaktuara nga aksidentet rrugore Janar-Prill 2023!

Sipas ndryshimeve të fundit në kodin rrugor:

  • 7,330 drejtues të rinj mjeti, të cilëve nuk ju lejohet të drejtojne mjete motorike me fuqi specifike, referuar masës bosh të mjetit, më të madhe se 55 kw/ton.
  • Per makinat hibride elektrike ose plug-in, kufiri specifik i fuqisë është 65 kw/ton, duke përfshirë peshën e baterisë.

Mosrespektimi i semaforëve, i vijave të bardha, i korsive të pedalimit apo përdorimi i pajisjeve të ndaluara në trafik, moskujdesi për veten dhe për pasojat mbi përdoruesit e tjerë të rrugës, janë shqetësim i përditshëm!

Ndaj duhet KUJDES dhe PËRGJEGJSHMËRI nga të gjithë përdoruesit e rrugës për NDËRGJEGJËSIM, REAGIM, VEPRIM e SHPËTIM JETËSH!


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”