Statistika mbi rifitim të Lejes së Drejtimit për periudhën Qershor 2022-Qershor 2023!

Data e lajmit: 10 Jul 2023

Vetëm 51 persona nga 491 riregjistrime në autoshkollë për shkak te heqjeve të pikëve të patentës, e kanë rifituar Lejen e Drejtimit gjatë periudhës Qershor 2022-Qershor 2023!

491 riregjistrime në autoshkolla dhe vetëm 10.3% prej tyre kthehen në rrugë si drejtues mjeti, kësaj here akoma më të përgjegjshëm!

S’KA SHPËTIM përveç RIEDUKIMIT për ata që ne i konsiderojmë kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, që me aktet e reja në fuqi për të rifituar të drejtën e patentës duhet të regjistrohen nga e para në Autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë!

Koka bën, koka pëson!

Angari e kosto që mund t’ia shmangni vetes duke u sjellë korrekt në timon

Ju jeni problemi dhe po ju jeni zgjidhja!

  • MËSO Programin e Normave të Sjelljes dhe USHTROHU me Simulim Online të Testit të Normave të Sjelljes, në web: https://lejedrejtimi.dpshtrr.al
  • Shkarko aplikacionin në mobile:
  1. Play Store: https://play.google.com/store/apps/details?id=al.dpshtrr.lejedrejtimi&hl=it/
  2. App Store: https://apps.apple.com/.../leje-drejtimi.../id6445901254