Statistikat e 5 mujorit të parë flasin për vlera pozitive të efiçencës së ofrimit të shërbimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

You are here

Shifrat flasin vetë për 5 mujorin e parë të DPSHTRR, pa patur nevojë të shprehemi me shumë fjalë për përmirësimet e qëndrueshme në ofrimin e shërbimeve!

Me 16.6% është ulur kosto mesatare, që qytetarët e subjektet paguajnë, për shërbimet e transportit rrugor nga lehtësimet e kryera e të reflektuara!

Në Janar-Maj 2023, koha mesatare e shërbimeve është ulur me 30%, duke shërbyer mesatarisht 51% më shumë qytetarë në orë, krahasuar me Janar-Maj 2018!

Me 51% është rritur numri i shërbimeve krahasuar me Janar-Maj 2018, ku në Janar-Maj 2023 janë realizuar 1,120,929 shërbime ndaj qytetarëve!

Rezultate të arritura falë eficencës e risive, lehtësimit të procedurave, investimit në sisteme, thjeshtimit të cikleve, riinxhenierimit të shërbimeve, digjitalizimit e mirëmenaxhimit!


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”