Statistikat e periudhës Janar-Maj 2023 mbi karakteristikat e flotës në qarkullim!

You are here

Drejt nga databaza jonë e të dhënave për t'ju përcjellë në kohë reale dhe me transparencë karakteristikat e flotës në qarkullim.

  • Gjatë periudhës Janar-Maj 2023, janë regjistruar për herë të parë 26,855 mjete ose 43% më shumë se viti 2019!
  • Shtetet kryesore të origjinës së mjeteve janë: Italia 23%, Gjermania 22% dhe Zvicra11%.
  • 2,410 mjete me moshë mesatare 22-vjeçare janë çregjistruar plotësisht nga sistemi! Më shumë mjete më të reja në qarkullim e më pak mjete të vjetra!
  • Regjistrimi i autoveturave EURO 5 e sipër eshte rritur me 86% krahasuar me Janar - Maj 2021, duke rritur regjistrimet e autoveturave eco-friendly e më pak ndotëse !
  • 589 mjete Green janë regjistruar për herë të parë vetëm në Janar-Maj 2023, ose 346% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, një shifër domethënëse që tregon rritjen e interesit për mjetet ekologjike (elektrike, plug-in) falë procedurave të lehtësuara për importin dhe regjistrimin e mjeteve Green (tarifë 0 regjistrimi, përjashtim nga TVSH, licensim direkt taksi).

Të dhënat e mësipërme reflektojnë trendin pozitiv të përmirësimit të flotës vendase në qarkullim, drejt mjeteve më të reja, më të sigurta e më pak ndotëse!

Për më shumë statistika vizitoni: https://www.dpshtrr.al/sherb.../open-data-statistika-raporte

 


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”