Statistikat e periudhës Janar-Nëntor 2023 mbi efektin e shërbimeve me procedurë të lehtësuar!

Data e lajmit: 18 Dec 2023

Rezultatet e punës së 11-mujorit të këtij viti tregojnë edhe një herë ecurinë pozitive të efektit të shërbimeve me procedurë të lehtësuar, duke ndikuar drejtpërdrejtë në cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve. Kohë e kursyer dhe kosto e reduktuar për të gjithë zotëruesit dhe drejtuesit e mjeteve.

Periudha Janar-Nëntor 2023:

  • 1,038,420 shërbime me procedurë të lehtësuar!
  • 407,873 ditë pune të kursyera;
  • 2,104,991 litra karburant të kursyera;
  • 30,071,300 km rrugë të eliminuara;
  • 3,3 MLD Lekë kursyer qytetarëve;

Ndryshim i qartë e i dukshëm me të njëjtën periudhë të vitit 2018!

  • Ulja e kostos mesatare të shërbimit me 16%, për qytetarët;
  • Ulja e kohës mesatare së marrjes së një shërbimi me 30%;

Eliminim i paraqitjes në sportel për 19.5% të shërbimeve duke lehtësuar fluksin e pritjes në sportel.

U kemi shërbyer +59% më shumë qytetarëve në orë, krahasuar me Janar-Nëntor 2018, si dhe kemi ofruar 59% më shumë shërbime!

7,593 shërbime të ofruara, lidhur me targat risi, 37% më shumë krahasuar me Janar-Nëntor 2022!

178,705,167 ALL të ardhura nga shërbimet e targave risi, 46% vetëm nga targat e personalizuara!

Performanca pozitive mundëson rishpërndarje të fondeve në investime, projekte, programe e përballim politikash sociale të Shërbimeve të Transportit Rrugor!

Fokusi ynë, të përmirësojmë shërbimin, të eliminojmë fenomenet abuzive e korruptive, dhe të jemi gjithmonë transparent në komunikim me qytetarët!