Studentet e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike - UPT/ Pasioni Nuk Njeh Gjini

Data e lajmit: 08 Mar 2022

#PasioniNukNjehGjini

Fiona, Enisa dhe Stela, studentet e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike - UPT, japin mesazhet e tyre duke theksuar se pasioni dhe puna nuk përkufizohen nga gjinia, dhe forca e dëshirës shpërfill çdo “tabu”shoqërore.

Hendeku gjinor në inxhinierinë mekanike, duket se nuk i tremb vajzat e vendosura për të jetuar dhe realizuar ëndrrat e tyre. 

Pas disa vitesh, vajzat e shohin veten me një karrierë të arrirë, duke mbajtur me krenari titullin inxhiniere e duke frymëzuar vajzat e tjera që dëshirojnë të ndjekin të njëjtën fushë!

#DPSHTRR #8Mars #BaraziGjinore #Respekt

Video: 

Fiona, Enisa dhe Stela, studentet e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike - UPT #PasioniNukNjehGjini